Eshtë një nga ikonat e televizionit shqiptar, nga të vetmit folës të lajmeve që i ka rezistuar kohës dhe ka dal jashtë kornizës së RTSH suksesshëm edhe në ekranet private.
Dhimitër Gjoka prej vitesh spikeri i lajmeve në AS, fitues i Cmimit si Spikeri më i Mirë i Lajmeve në edicionin e IMA Awards 2014, ka vendosur të largohet nga ky televizion për një tjetër destinacion. Në fakt, Gjoka është një tjetër personazh që largohet nga AS për shkak të krizës financiare në të cilën ndohet ky televizion. Destinacioni i ri në të cilin do të kemi mundësine të shohim Dhimitër Gjokën në rolin e spikerit të lajmeve është pikërisht televizioni all news, News 24.