Digitalb po përgatitet të hedh në treg një shërbim të ri televiziv multifunksional.
Pas platformes tokësore dhe asaj satelitore kompania do të ketë një tjetër degë, Digitalb IPTV, që do të mundësojë marrjen e shërbime televizive inovative nëpërmjet teknologjisë së transmetimit nëpërmjet internetit.
Në fakt, kishte kohë qe Digitalb po kryente testime transmetimi që bazohen në këtë lloj teknologjie, e cila sikurse dihet ofron më shumë autonomi, personalizim dhe interaktivitet për abonentin në marrjen e përmbajtjeve audio-video. Edhe pse tashmë në platformen tokëesore dhe satelitore të kompanisë ofrohen shumë mundësi falë dekoderit flyBOX (PVR, TimeShift, Funksione Interaktive, Argëtim, Aplikacione), platforma e re do të ofrojë po të njëjtat mundësisi si dhe disa risi. Një prej tyre është një numër më i madh kanalesh si dhe dekoderi i ri flyBOX silver edition, nëpërmjet të cilit do të merren vetëm shërbimet IPTV.
Pas Tring Digital, e cila është prezente prej muajit mars 2014 me platformën My Tring IPTV, edhe Digitalb do te ofroje së shpejti shërbimet e televizionit nëpërmjet internetit.