U mërzitët që mbaroi Elifi me Omerin? Epo, ç’do gjë e ka një fund, por gëzohuni! Tv Klan edhe këtë radhë nuk do t’ju braktisë. Nga kjo e shtunë ora 21:00 do të fillojë premierën apsolute në Tv Klan prodhimi turk Diriliş – Ertuğrul.
Një serial i zhanrit historik, produksion i vitit 2014 prodhuar për TRT 1 dhe i vlerësuar për nga ndjekshmëria si seriali më i mirë i sezonit televiziv 2014. Seriali numëron 2 sezone me nga 27 episode (110–125 minuta) dhe vazhdon ende të jetë në transmetim.
Subjekti i serialit Diriliş – Ertuğrul është i bazuar në historinë e Ertugrul, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit të I-rë që themeloi Perandorinë e madhe Osmane.
Në cast gjejmë aktorët Engin Altan Düzyatan, Hande Subaşı, Didem Balçın, Serdar Gökhan, Kaan Taşaner, Hülya Darcan, Esma Bilgiç.
Seriali ka për autor dhe regjisor Mehmet Bozdağ dhe producent Metin Günay. Kolona zanore është kompozuar nga Alpay Göktekin. Episodi i parë është transmetuar të Mërkurën ora 19.55 e 10 Dhjetorit 2014 në TRT
Koreografia e serialit është bërë nga Nomad, koregraf i filmave The Expendables 2, 47 Ronin and Conan the Barbarian.
Diriliş – Ertuğrul, do të shfaqet në premierë apsolute çdo të Shtunë ora 21:00 me nga dy episode dhe të Dielën ora 20:10 ku do të transmetohen tre episode. Si do të jetë ky serial? A do të tërheqi shikues si parardhësi i tij? Duhet të presim fundjavën tjetër për të marrë ndonjë përgjigje!
©IMA/ J.Kasaj / N.Lako