Discovery Polska ka vendosur sëfundmi blerjen e 51.06% të aksioneve të Green Content, operatori DTT ku bën pjesë kanali Metro.
Lëvizja e fundit vjen si rezultat i një marrëveshjeje midis Agora, pronarit tjetër të Green Content dhe Discovery i cili në dhjetorin e vitit të kaluar bleu 48.94% të aksioneve për një shumë prej 3.27 milionë €.
Discovery Polska tani do të paguajë një shtesë prej 4.44 milionë € për t’u bërë pronari i vetëm, me finalizimin e marrëveshjes më 1 shtator.
Në një intervistv për Wirtualne Media, Dorota Zurkowska-Bytner, zv. drejtore e Discovery Networks në Poloni tha se kompania synon të mbajë emrin e kanalit Metro dhe të përshtatë programet e saj me qëllim rritjen e audiencës, por pa kërkuar ndryshim të licencës.
Për t’u theksuar, Discovery ishte një nga ofruesit që dështoi në blerjen e licences së kanalit 8, qv përdoret nga Metro nga viti 2015.