Discovery Kids në Indi ka blerë të drejtën për zhvillimin e një seriali të ri mbi personazhin e librit të suksesshëm shkruar nga autorja suedeze Selma Lagerlof, shkrimtarja e parë femër që ka fituar Çmimin Nobel në Literaturë.
Studio 100 Media e ka shitur serialin e saj të animuar Nils Holgersson kanalit Discovery Kids, në pronësi India Discovery Communications.
Seriali i cili vazhdon të jetë në produksion e ka bërë Discovery-n të vetmin kanal që gëzon të drejtat televizive të transmetimit.
Seriali do të mund të ndiqet përmes Discovery Kids nga teleshikuesit në Indi, Bangladesh, Bhutan, Maldive, Nepal, Pakistan dhe Sri Lanka.