Disney Channel ka blerë të drejtat ndërkombëtare për realizimin e një seriali të animuar bazuar në personazhet e linjës së lodrave ZhuZhu.
Disney Channel në US do të fillojë transmetimin e Polly & the ZhuZhu Pets në 12 shtator premierë para se të filloj të transmetimi botëror.
Gjithashtu, Disney ka të drejtat e serialit për TV dhe platformat on-demand në Gjermani, Zvicër, Austri, Rusi, Australi, Zelandë e Re, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Europë Qëndrore dhe Lindore, Lindje Mesme dhe Afrikë.
Seriali do të prodhohet nga Corus Entertainment-në pronësi të Nelvana në studiot e saj në Toronto.
Seriali merr frymëzim nga linja e lodrave me personazhe disa brejtës që dolën në treg në vitin 2009 dhe që njihen në UK me emrin Go Go Hamsters.