Dita e parë e vitit nis ters për BBC-në

Faqja e internetit të BBC-së u sulmua sot nga disa hakera duke bllokuar shërbimet dhe duke e bërë të pamundur konsultimin e informacioneve, sipas një artikulli të grupit publik britanik audiovizual.

“Të gjitha faqet e internetit të BBC-së ishin të bllokuara sot në mëngjes për shkak të një sulmi kibernetik”, njoftoi kanali televiziv në një artikull të publikuar në seksionin “Teknologji” të faqes së tij të internetit.

“Faqa e BBC-së tashmë është në funksionim normal. Ne kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim”, deklaroi më pas një zëdhënës i kanalit televiziv në një komunikatë.

Marrë nga BalkanWeb

KOMENTO