Dorisa Kacorri dhe Gea Braha janë dy velinat e reja të Fiks Fare

Data 1 Shtator mund të konsiderohet edhe fillimi i sezonit të ri televiziv për mediat shqiptare. Shumë prej programeve do të ngrenë siparin në këtë datë, njeri prej tyre është edhe Fiks Fare.

Këtë sezon risi e formatit do të jenë edhe dy velinat e reja. Top Channel ka zbuluar emrat dhe fytyrat e dy vajzave që do të jenë kornizë e programit më të suksesshëm investigativ shqiptar.

velinat e fiks fare 2014 2

Dorisa Kacorri është velina bjonde që do të zëvendësojë Viola Spiron, ndërsa në vend të Petrula Spiros velina brune Gea Braha, që do të jenë çdo ditë nga e hëna në të premte me Fiorin, Albanën dhe Doktorin në tribunën kryesore nga ku gjenerohet debat, hetim, përballje, lajm e ide.

Dorisa Kacorri

velinat e fiks fare 2014 bjondia

 


 

Gea Braha
velinat e fiks fare 2014 brunja

Vajzat e zgjedhura janë pjesë e agjencisë së njohur të modeleve “Icon Talent Menagement”, si dhe janë shfaqur së fundi para publikut duke sfiluar edhe ne edicionin e fundit te “Sunmer Fest” në Top Channel.

10626595_959521450731975_2154309002621177370_n

Si po ju duken velinat e reja a ju pëlqejnë ato?

loading...

KOMENTO