Edhe pse nuk ka një konfirmim nga Itv, mesa duket sezoni i gjashtë i Downton Abbey sipas TvLine do të jetë i fundit. Krijuesi Julian Fellowes, sipas disa thashethemeve të muajve më parë, me sezonin e gjashtë do ti japë fund shfaqjes fituese të shumë çmimeve dhe mjaft i vlerësuar nga kritika.
Shkaku i mbylljes së serialit ka në bazë përfundimin e kontratave të cast-it, me përjashtim të disa aktoreve.
Rrjeti itv ka preferuar të qendrojë në heshtje përballë këtyre lajmeve, por gjithmonë sipas disa zërave Fellowes po mendon t’i jap fund serialit për të punuar me serialin e ri The Gilded Age, porositur nga Nbc.
Vitin e kaluar vetë, Fellowes kishte deklaruar se nuk ishte i bindur për rinovimin e sezonit të gjashtë:
“Nuk e di ende në do të ketë një sezon të gjashtë, por nuk do të vazhdojë përgjithmonë. Nuk është si ‘Perry Mason’ “.
Dyshimet shtohen akoma, kur në fillim të muajit, Maggie Smith (lady Violet) deklaroi se prania e saj në serial ishte drejt përfundimit. Përballë këtyre fakteve, duket qartë se sezoni i gjashtë i Downton Abbey është përmbyllësi i ngjarjeve të serialit. Nga ana tjetër, një serial si ky i dha popullaritetin botëror cast-it të aktorëve dhe mundësine për të vazhduar karrieren edhe më gjerë, prandaj qëndrimi i tyre në vazhdimësi në serial bëhet edhe më i vështirë.