DVB-T2 zhvillim me hapa të shpejta, rritet besueshmëria tek transmetimi tokësor

Platforma DVB-T2 e cila u lancua në Gjermani më 29 mars 2017 ka bërë që shikuesit të kalojnë nga shërbimet e tjera të marrjes së sinjalit televiziv drejt transmetimit numerik tokësor (DTT).

4.6% e familjeve gjermane duke përdorur kabllor, satelit ose IPTV planifikojnë që së shpejti të kalojnë në DVB-T2 për të parë televizion. Më tej 18.7% e konsiderojnë këtë veprim, por nuk e kanë vendosur ende. Në bazë të numrit të përgjithshëm të familjeve televizive në Gjermani, kjo përbën një potencial kalimi prej gati 1.9 milion familjeve në shërbimin tokësor të njohur si DTT.

Ky është rezultat i një studimi nga Value_A Marketing Intelligence tek 2000 familje.

loading...

KOMENTO