Ata janë dy personazhe mjaft simpatikë, të njohur për publikun Shqiptarë, kryesisht fansave të serialit “Bidai”, por edhe më gjerë, pasi emrat e tyre shpesh diskutohen edhe në vende të ndryshme publike. Janë pikërisht çifti i aktorëve indian Sara Khan dhe Angad Hadija, të njohur si Sadna dhe Alek, dy personazhet kryesorë të “Bidai-t” serialit hindi i cili theu rekordet e shikueshmërisë, ku nga edicioni i kaluar i IMA Awards, u votua nga publiku si Soap/Telenovela më e mirë e vitit.
Prej disa ditësh qarkullojnë thashetheme, të cilat në fakt janë të vërteta, se Sadna me Alekun do të vijnë së shpejti edhe në Tiranë. Burime të InfoMedia Albania bëjnë me dije se çifti simpatik i aktorëve, do të shkelin në Shqipëri për herë të parë, ku Televizioni Klan, i cili është edhe kumbari për ardhjen e tyre është në bisedime e sipër për caktimin e datës dhe emisionin në të cilin do të transmetohet.
Në muajin Gusht, Angadi ose ndryshe Aleku, shprehu edhe falenderimet e tij të përzemërta për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redakisa