E hënë -e enjte: Ulet interesi për avionin me drogë, bie audienca

 

MONITOR_GRAF E ENJTEOpinion edhe këtë javë ia kalon Top Story. Edi Rama në “Studio e Hapur”, zgjedhja e tretë e teleshikuesve. Telenovelat turke vijojnë të jenë të preferuarat e shikuesve…
Ndryshe nga java e kaluar, kur tema e nxehtë e avionit me drogë mbërtheu para televizorit shumë teleshikues dhe programet e mbrëmjes, si Opinion, Shqip apo Top Story panë një rritje të ndjeshme të audiencës, kjo javë ka shënuar një shikueshmëri më të ulët, sipas matjeve nga kompania “Telemetrix”, që mundëson në kohë reale nga në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale..
“Dashuria e ndaluar” ka vijuar edhe këtë javë të jetë në vëmendje të audiencës, duke marrë rating të lartë, deri afër 25% ((Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor) teksa situata po komplikohet me dashurinë e pamundur mes Bihterit dhe Belulit.  Megjithatë, me kohën që është përmirësuar ndjeshëm, audienca ka rënë në raport me një javë më parë, kur rating për këtë telenovelë arriti deri në 28%.
Në lajmet krysore të mbrëmjes kryeson i qëndrueshëm Top Channel, me një rating që [do mbrëmje luhatet mes 13 dhe 15%.
E hëna, pak nga të gjitha
Shikuesit duket se e kanë kthyer telekomandën nga njëri kanal te tjetri të hënën në mbrëmje, teksa asnjë emision nuk ka arritur që të tërheqë vëmendjen maksimale. Emisioni “Shqip” i Rudian Xhungës në Top Channel, që një javë më parë arriti audiencë dukshëm më të lartë, nuk ka arritur ta ruajë këtë javë, teksa i ftuari i radhës ka qenë gazetari boshnjak Drew Sullivan, që ka folur për gazetarinë investigative në Ballkan. Shikuesit kanë preferuar në ndjekin telenovelën në Vizion Plus, apo dhe telefilmin e Klan.
Edhe tema e lumturisë në emisionin Opinion të hënën pas ores 22.00 ka shënuar një rating prej vetëm rreth 10%, nga  17% në javën e mëparshme kur në fokus ishte tema e avionit me drogë.
MONITOR_GRAF_E HENE
E marta, Edi Rama, i treti
I ftuar në emisionin e Eni Vasilit,Studio e Hapur,  në News 24, kryeministri i vendit Edi Rama, ka arritur të jetë vetëm i treti në audiencë të martën, pas 100 milionëshit të Eno Popit në Top Channel dhe telenovelës “Karadayi” në Vizion Plus.  Vetëm për një periudhë prej 15 minuta nga ora 22.00-21.00, kryeministri i vendit ka qenë më i ndjekuri.
Ndërsa audienca e News 24, ka shënuar një rekord në oraret e mbrëmjes (ku zakonisht interesi për kanalet televizive bie), me një rating maksimal prej rreth 13%.
MONITOR_GRAF_E MARTE
E mërkura, me telenovela
Audienca e të mërkurës në mbrëmje pas orës 21.00 ka shkuar e gjitha te telenovela e Vizion Plus, “Karadayi”, me një rating mesatar prej 16-18%. Më pas, me një rating shumë më të ulët renditet TV Klan, ndërsa gjysmëfinalet e “Top fest 11” kanë një audiencë shumë të ulët.
MONITOR_GRAF_E MERKURE
E enjtja, sërish “fiton” Opinion
Ministri i rendit Saimir Tahiri, i vetëm përballë gazetarit Sokol Balla në Top Story në Top Channel, me sqarimet e tij për avionin e drogës, sërish nuk ka arritur  të sfidojë Opinion të Blendi Fevziut në Klan, ku Lulzim basha u përball me pyetjet e katër gazetarëve, teksa audienca duket se preferon më shumë debatet.
Opinion ka arritur një rating maksimal prej rreth 17%. Rënia drastike te emisioni Opinion (rreth orës 22:26) vjen për shkak të reklamave (blok publicitar 22:26 – 22:32) dhe familjet kane shkuar te Top Story. Disa prej tyre kanë qëndruar në Top Story deri në fund të këtij emisioni (22:42) më pas kanë kaluar te Klan.
Top Story ka arritur një rating maksimal prej 13% në momentin që Opinion ka pasur ndërprerje publicitare, ndërsa rating gjatë kohës kur transmetoheshin të dy emisionet, për Top Story ka qenë nën 10%.
MONITOR_GRAF E ENJTE
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘softëare’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).
loading...

KOMENTO