“E Vërteta e sherrit mes Kryeministrit Rama dhe gazetarit Adi Krasta”

Gazeta online Ekspres.Al te shtunën (14 Qershor) do te botonte një lajm me titull : “Sherr me pjata dhe pirunj mes Ramës dhe Adi Krastës tek restoranti “Padam”, që do të ripublikohej nga të gjithë mediat dhe në fund do të detyronte televizionin “Agon” të lëshonte një deklaratë për kryeministrin Rama në mbrojtje të moderatorit në këtë televizion, Adi Krasta.

Sipas portalit opozitar, Ekspres.al ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në restorantin “Padam” ku (Cit) “Rama dhe Krasta kanë qënë të ftuar në një darkë të organizuar nga Ministrja e Kulturës, Kumbaro, në nderim të një prej personaliteteve të pranishëm në këtë darkë. [R]ama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës, duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës, e kishte kritikuar publikisht.[K]rasta I është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur psikopati Kryeministër ka parë se Krasta I është kundërpërgjigjur, [a]I e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qënë me mjete rrethanore Krastës me pirunj dhe pjata.”

E vërteta është që kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë pas mbarimit të koncertit të dytë të violinistit Tedi Papavrami në kryeqytet, më 14 Maj. Për nder të tij, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kishte shtruar një darkë. Në këtë darkë krahas zonjës Kumbaro dhe violinistit të famshëm, merrnin pjesë Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht organizatore e koncertit të Papavramit, Ajola Xoxa, Ministri I Çështjeve Vendore, Bled Çuci së bashku me bashkëshorten e tij, mikeshë e vjetër e Ramës, Delina Fico dhe Adi Krasta së bashku me bashkëshorten Brikena Krasta, aktualisht këshilltare pranë Ministres Kumbaro.

Sipas burimeve tona, “inati” I Ramës me moderatorin e “A Krasta Shoë” kishte nisur nga një monolog I Krastës në emisionin e tij në mbrojtje të RTSH-së, ku duke folur për rrezikun e monopolizimit mediatik, iu referua marrëdhënies së Ramës me (atë që nënkuptohej si) televizionin Top Channel, si sjellje e një klani mafioz.

Në një intervistë për emisionin “Natën Vonë” në Ora Neës, Krasta e kishte sqaruar deklaratën e tij, që kërkonte t’I vinte në mbrojtje RTSH-së, e cila, në erën e dixhitalizimit, sipas tij, duhet të përfitojë medeomos dy rrjete me 25 kanale, sipas kërkesës së BE-së. Por “në këtë rast po bëhet një presion I madh që një rrjet t’I iki RTSH-së dhe të ndahet në një formë të rikonfiguruar për të ruajtur potencën monoplistike” Dhe sipas tij, ky rrjet do t’I shkonte një platforme dixhitale private, nëse kryeministri, I cili është I vetmi që e ka në dorë, nuk do ta ndalonte.

Fjala “mafioz” ka tingëlluar keq për veshin e kryeministrit, I cili sipas Agon Channel, ka deklaruar atë mbrëmje se “Ti tradhëtove miqësinë, u bëre me Sali Berishën.” Ai I referohej një deklarate të ish-kryeministrit për Agon Channel–ku ishte mbështetur Krasta – se “këto janë sjellje të klaneve të caktuara mafioze në tregun mediatik.”

Përveç se njihen bashkë prej vitesh, Krasta dhe Rama kanë shumë miq të afërt të përbashkët, një prej të cilëve është edhe çifti Çuçi-Fico, që janë sa të lidhur me çiftin Krasta, aq edhe të lidhur me Edi Ramën. Thuhet që kryeministri dhe moderatori kanë pasur madje hyrje-dalje në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Krasta ka qënë një mbështetës I Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit, dhe sulmin e tij të papritur ndaj kryeministrit ai e justifikon kështu në intervistën për Ora Neës: “Unë kam qënë kundër Enver Hoxhës, kam mbajtur qëndrime të forta kundër performancës së Partisë Demokratike të zotit Berisha dhe jam I gatshëm të hap pallën nga mëngjesi deri në darkë për performancën e kryeministrit Rama dhe të Partisë së tij Socialiste.”

Nën këtë justifikim, Krasta është mbrojtur edhe gjatë darkës, e cila që në fillimet e saj ka degjeneruar në debat të ashpër me profanitete, ku Rama ka deklaruar se “refuzonte kategorikisht të ulej në një tavolinë me moderatorin.” Në bazë të informacioneve që morëm nga të pranishëm, por edhe nga ato çfarë kuptuam nga deklaratat më pas, ndërsa Rama sulmonte me tezën e “një sulmi të padrejtë dhe mosmirënjohës ndaj një miku”, Krasta mbrohej me tezën e “fjalës së lirë” .

Menjëherë pasi lajmi u bë publik, televizioni “Agon Channel” në edicionin e lajmeve, lëshoi një deklaratë, ku fillimisht sqaroi se arsyeja përse u kujtuan kaq vonë që të bënin të ditur këtë lajm, ishte “për të respektuar një gjë që s’ishte bërë publike. Sulmi I kryeministrit ndaj Krastës, ishte edhe një sulm ndaj Agon Channel” lexohet në deklaratën e televizionit të ri 1-vjeçar. Reagimin e Ramës ndaj Krastës, televizoni Agon e quan “një sulm ndaj fjalës së lirë. Në çdo vend tjetër të botës, kjo do të ishte e pafalshme.”

Detaje të tjera jep kjo deklaratë në lidhje me ngjarjen, pasi aty thuhet se Rama ka fyer rëndë edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, të cilat kanë kërkuar të dalin në mbrojtje të moderatorit.” Në mbyllje Agon ka kërkuar një sqarim mbi ngjarjen nga kryeministri, madje një gazetare, në lidhje direkte me kryeministrinë, ka theksuar se do ta ndiqte kryeministrin, derisa të merrte një shpjegim për sulmin.

Në të gjithë këtë zhurmë, Adi Krasta ka preferuar të heshtë. Ndërkohë kryeministri Rama, ditën që lajmi I 1 muaji më parë u bë publik, ndodhej në Francë për një vizitë zyrtare, pjesë e turit të tij për të mbledhur sa më shumë mbështetje për statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE. Ndërsa për njerëzit e thjeshtë, kjo ngjarje ishte shokuese, madje e pabesueshme, siç u shprehën shumë në rrjete sociale, pasi të parët që e bënë publik incidentin, ishin gazetat opozitare, të cilat nxituan të vendosnin edhe emocionet e tyre në raportim duke quajtur kryeministrin “Psikopat.”

Deri tani ekziston vetëm varianti I Krastës, nëse supozojmë që Agon Channel është mbështetur mbi rrëfimet e tij, për të formuluar deklaratën. Nëse bazohemi në aq sa dimë, impulsiviteti I kryeministrit ndaj moderatorit, ishte i pafalshëm, duke konsideruar faktin që çfarëlloj miqësie lideri të ketë me moderatorin, në këtë rast, ështe “shteti” që fyen “median” në mënyrën më amatore, kur në raste të tilla, ndërmerren veprime ligjore.

Por nga ana tjetër, edhe fakti që Agon Channel u kujtua tani, 1 muaj me vonesë, të ngrinte zërin për dhunimin e fjalës së lirë, ngre dyshime, se mos kjo “Fjala e lirë” nuk është aq primare sa ç’duket dhe as nuk do të bëhej, nëse portale si Balkanëeb.com apo Ekspres.al, nuk do ta bënin publik lajmin.

 

1 Koment

KOMENTO