Prezenca e EBU (Unioni i Transmetuesëve Publik Europian) dhe OSBE në Shqipëri kanë bashkuar forcat për të diskutuar mbi zhvillimin e një strategjie të re për transmetuesin kombëtar të vendit RTSH.
Në një deklaratë, EBU thotë se konsulenti i lartë i EBU dhe ish-Prestidenti Boris Bergant mbajtën një sërë takimesh me një grup menaxherësh, drejtues të departamenteve dhe ekspertëve në RTSH për të përshpejtuar përfundimin e një plani të ri strategjik për transmetuesin. Ky plan do të fokusohet në vizionin, misionin, programimin, strategjinë e teknologjisë dhe menaxhimin e kanaleve.
Bergant u shpreh se: “Përfundimi i strategjisë do t’i sigurojë RTSH-së një rrugë më të qartë për zhvillimin dhe mbështetjen e menaxhimit në përpjekjet e saj për të bërë përparim real”.
EBU shton se në të njëjtën kohë me punën mbi strategjinë, OSBE dhe EBU kanë organizuar një seminar mbi mbulimin e zgjedhjeve për gazetarët e lajmeve të RTSH.
Anëtari i fakultetit të Akademisë së Eurovizionit dhe ish-gazetari i BBC, Jonathan Stoneman ka punuar me 15 gazetarë të lajmeve nga Televizioni Publik dhe filalet korrsepondente lokale në Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe Durrës.
Temat kryesore të diskutimit ishin planifikimi, përzgjedhja e temave, përdorimi i mediave sociale dhe dilemat e ndryshme editoriale dhe ligjore të lidhura me situatën politike në Shqipëri, ku partia kryesore e opozitës po bojkoton zgjedhjet e ardhshme.
Stoneman tha: “Ky është udhëtimi im i tretë në Shqipëri si trajner dhe shoh ndryshime të vërteta në RTSH: gazetarët janë të angazhuar me të vërtetë dhe duan të punojnë për audiencën e tyre. Ndryshimi nuk ndodh brenda ditës, por shoh prova një vullneti të vërtetë për të bërë gazetari të vërtetë në interesin publik “.
Radka Betçeva, kreu i marrëdhënieve anëtare për Evropën Lindore, shtoi se bashkëpunimi midis EBU dhe OSBE, në kuadër të një Memorandumi të Mirëkuptimit, mbështet në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe do të zgjerohet më tej me mbështetjen e delegacionit të BE në Shqipëri .
Ajo vazhdoi: “E shoh, që pas viteve të punës së madhe dhe këmbënguljes, tashmë ka shenja për ndryshime. Unë mendoj, se po fillojmë të ndërtojmë një masë kritike të profesionistëve që njohin standardet dhe duan t’i zbatojnë ato. ”
Vojislav Raoniç, zyrtar i medias në OSBE, vuri në dukje se partneriteti trepalësh inkurajoi shumë ndryshime themelore dhe shprehu shpresën e tij se ndryshimet do të bëhen të dukshme në ekran së shpejti.
EBU përfundon deklaratën e saj duke thënë se ajo dhe OSBE janë të vendosur të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështesin transformimin e transmetuesit kombëtar shqiptar. Seminaret mbi caktimin e programeve, një studim i vlerësimit të nevojave të përbashkëta dhe zhvillimi i rrjetit të ri të programit do të vijojnë, po ashtu edhe shkëmbimet e vazhdueshëme të praktikave më të mira me anëtarin Slloven të EBU, RTVSlo, i njohur si transmetuesi publik slloven./imalbania.com/