Edhe TV Klan me app për smartphone

Duke filluar nga sot, të gjithë ndjeksit e televizionit Klan do të kenë një mundësi më shumë për të qëndruar të informuar me zhvillimet kryesore të ditës kudo ku ndodhen, falë aplikacionit të ri për platformat mobile.

Pas Top Channel, i cili prej disa muajsh ka app-in zyrtar, TV Klan është i dyti televizion shqiptar që realizon një aplikacion ku teleshikuesit e tij mund të lexojnë informacionet nga vendi, politika, kultura etj si dhe të shohin videot e kronikave dhe programeve.

Aplikacioni është i disponueshëm për smartphone dhe tablet Android dhe IOS për iPhone dhe iPad.

Google Play Shkarko

 

KOMENTO