Mbrëmjen e së martës (13/06/2017) i ftuar në emisionin investigativ Fiks Fare ka qënë kryeministri Rama. Por kjo nuk është pritur prej një prej gazetarëve të News 24, i cili tashmë i ka shprehur hapu pikëpamjen e tij opozitare, Bledian Koka. Ai ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku e quan emisionin si bashkëpunues të “oligarkëve” dhe një ëndërr e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel që mbyll gojë para tmerreve.
Më poshtë statusi i plotë:
Fiks…
Nje emision qe mes 8 te vetvrarve per faturat e dritave mbrojti autorin e masakres, nje emision qe perballe te varferve i doli ne krah kryeoligarkut qe i masakroi, nje emision qe perballe fushave me hashash i doli ne krahe kryekultivuesit, nje emision qe perballe 300 mije shqiptareve qe iken nga syte kembet ne azil i thuri lavde ish kryeazilanti qe u be kryezaptues, nje emision qe perballe Ardit Gjoklakjt mbylli gojen perballe kioskave qe i dhuroi kryekioskaxhiu me doren kones se vet, sot nuk mund te kishte tjeter njeri ne studio pervec Edi Rames. Fiks Fare eshte endrra Tanit qe sot mbyll goje e sy para tmerreve te shqiptareve qe i shkakton ai qe per turpin e nje emisioni investigativ eshte i ftuar aty sonte.
p.s…guxoni dhe me thoni qe dikur ka qene i ftuar edhe Sali Berisha kryeminister aty, jam i sigurte qe ndonje driteshkurter do te tentoje ta beje kete…