Amerika e Veriut do të përjetojë sot eklipsin e plotë të diellit. Ky dukuri nuk përsëritej që nga viti 1979.
Eklipsi i plotë i diellit ndodh kur Hëna vendoset në vijë të drejtë mes tij dhe Tokës duke e mbuluar diellin. Këtë dukuri të rrallë do ta shohin të gjithë ata që ndodhen në fashën nga Plazhi Lincoln në Oregon deri në Charleston të Karolinës së Jugut. Pjesa tjetër e Amerikës, Kanadasë, gjithë Amerikës së Veriut në të vërtetë, bashkë me një pjesë të Amerikës Jugore, Afrikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore do të shohin vetëm eklipsin e pjesshëm, ku Hëna mbulon vetëm një pjesë të Diellit.
Në Shqipëri ky eklips nuk do të duket, megjithatë NASA do u sigurojë vëzhguesëve nga e gjithë bota transmetimin live streaming në kanalin zyrtar në Youtube.
Programi live i NASA-s nis në orën 18.00 me një shfaqje paraprake nga Charleston-i i Karolinës së Veriut, ndërsa në orën 19.00 do të mund të nisni të shihni eklipsin e plotë që do të përshkojë Amerikën.
Për këtë eklips, koha më e gjatë që hëna do bllokojë plotësisht diellin nga çdo pikë vrojtimi në fashën e eklipsit të plotë, do të jetë afërsisht dy minuta dhe 40 sekonda.
Mund të ndiqni në Live Stream Eklipsin diellor në kanalin e NASA TV në YouTube.