Ekranet LED 4K do zëvendësojnë projektorët në kinema?

Samsung prezanton dhe ekranin LED për kinematë, që pritet të zëvendësojnë projektorët në të gjithë botën.

Ekrani për kinema i Samsung 10,3 metra, e përputhshme me dimensionet e kinemave aktualisht funksionale. Ky ekran LED do të ofrojnë një figurë në rezolucion 4K  (4096 x 2160).

Samsung do të debutojë zyrtarisht me ekranin LED kinema në një seri demonstrimesh në datat 27 – 30 Mars 2017 në “Cinemark Century Orleans 18” dhe Teatrin XD.

“Ndërsa popullariteti i sistemeve të avancuara argëtuese në shtëpi dhe platformave streaming po rritet, kinematë duhet të ripozicionojnë veten si një destinacion për një përvojë të pakrahasueshme shikimi që konsumatorët thjesht nuk mund ta hasin diku tjetër. Teknologjia jonë e re e ekraneve për kinema sjell një tablo më të fuqishme dhe me cilësi të lartë në ekranin e madh, duke krijuar një mjedis ku shikuesit të ndihen sikur janë pjesë e çdo skene “, tha Sang Kim, Zv/President i Samsung në Amerikë.

loading...

KOMENTO