https://www.youtube.com/watch?v=r_ngmUOCDnQ
Ajo është e njohur për publikun e ri si lidere e grupit XXL Band por talentin e saj Elita Ziberi e ka të trashëguar nga i ati Arif Ziberi, lideri i rock bandit të njohur Elita 5. Sëfundmi ajo ka marrë pjesë në audicionet e “The voice of Turkey” ku ka arritur të bëj për vete të gjithë pjesëtarët e jurisë.
Gjatë minutave që juria komunikonte me të para se të vendoste se në cilin grup do të shkonte, Elita ka kënduar edhe një fragment të shkurtër të këngës shqiptare “Hapi sytë e zezë” duke dëshmuar edhe njëherë zotësinë e saj si këngëtare.