Aktori i njohur shqiptar Elvis Pupa është gati për një rikthim të bujshëm pranë publikut shqiptar pas një mungese të gjatë larg ekranit. Aktori do të zërë vendin e Ermal Mamaqit në Digitalb, i cili ky i fundit i largua nga Digitalb për në Tv Klan. Ndërkohë që Ermal Mamaqi nis emisionin e tij në Klan këtë javë, Elvis Pupa është shprehur për ”Wake Up” mëngjesin e sotëm se është gati për emisionin e ri, i cili do të jetë me personazhe të ftuar, gjithmonë në sensin e humorit. Pupa është shprehur se mes tij dhe Digitalb funksionon një kimi e jashtzakonshme, dhe mbetet vetëm për të nisur emisionin për të cilin ende po punohet dhe do të nis së shpejti. Përsa i përket emrit, Elvisi ka thënë se ende nuk është vendosur.
Mbetet për t’u parë nëse Elvis Pupa do të ketë të njejtin sukses me paraardhësin e tij në këtë hapsirë televizive Ermal Mamaqi.
Big Brother VIP 3, Ja kush u largua sonte nga shtëpia!
Mbrëmja e sotme në "Big Brother VIP 3" ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta, ku pas debateve të zjarrta...