Ermal Mamaqi dështon me biznesin e tij?! 

Në pak vite aktori i humorit Ermal Mamaqi ka arritur të pushtojë tregun në disa fusha duke korrur një sukses të madh.

Pas fillimeve në këngë me “The Dreams” e më pas me programin humoristik “Portokalli”, Mamaqi bashkë me partneren e tij krijuan “Ami Event” me të cilën gjithashtu kanë patur sukses të madh .

Së fundmi Ermal Mamaqi sipas panorama-s kishte krijuar një biznes të ri të quajtur “Adfinitas”.

Biznesi kishte si objekt ndërmjetësimet online të lidhjeve në çift, një fushë që ka shumë lidhje me atë që bën aktualisht, sepse të kesh një agjenci eventesh ku më së shumti merresh me martesa, normalisht të intereson që të martohen sa më shumë njerëz. Por që të martohen, duhet më parë të njihen, qoftë edhe online! Si ide duket interesante, por mbase për impenjimin që ka pasur, apo për ndonjë arsye tjetër, në QKR ky biznes rezulton me status të pezulluar prej një muaji.

Mbase njerëzve u mjaftojnë rrjetet sociale për t’u njohur ose thjesht mungon dëshira për t’u martuar aq shumë sa ç’do t’i interesonte një agjencie martesore. Edhe pse nuk ka ecur, gjithsesi ka qenë një ide e bukur dhe pa dyshim një natyrë ambicioze në biznes, siç është Ermali, me siguri që do ta zgjerojë akoma më shumë biznesin e tij në të ardhmen.

Mbetet për t’u parë çfarë do të bëjë më tej. /Citynews

loading...

KOMENTO