Kur flitet për Big Brother është e pamundur mos ngjall debat, dhe çdo gjë që ndodh aty brenda e transmetohet në ekran për autorët është e mëse e pranueshme dhe justifikohet me frazën “është një reality, gjithçka mund të ndodh”. Por edhe në një reality dhe një format kaq të ndjekur nga çdo lloj grup moshe duhet të respektohen disa rregulla që të mos lendojnë etiken dhe ndjeshmërinë e askujt, të paktën kur transmetimi është në një orar prime time dhe në free accsess. Skenat intime të çiftit Fatjon – Xhensila që na u servirën mbrëmë, edhe pse të çensuruara nga avulli, i dashur Big Brother, nuk tregojnë emancipim të shoqërisë shqiptare, por kanë treguar këtë herë se sa ka degraduar formati këtë vit i cili për të mbijetuar shikueshmërisë zbret në nivele të papranueshme për ne “moralistët”, që ende e konceptojme seksin si diçka intime. Edhe pse Xhensila arriti ta fsheh ndjenjën e paragjykimit me buzeqeshjet e saj tek sa shihte videon e saj me Fatjonin, nuk besojmë se edhe vet ajo e priste që autorët e programit t’i shfaqnin paturpësisht ato skena gjatë spektalit Live të së shtunës. Pyetjes së moderatorit Ledion Liço se nëse i druhej asaj çfarë do të mund të mendonin prindërit e saj për sa panë ajo ju përgjigj se ata e kanë mbështetur gjithmonë për cfare ka bërë në jetë dhe se do ta kuptonin edhe këtë veprim. Ne kemi dyshimet tona Xhensila! E nëse prindrit e Xhensilës do të mund ta kuptonin Miss-in nga ana tjetër nuk është i të njëjtit mendim publiku i Big Brother që nuk e ka përqafuar zgjedhjen e autorëve për transmetimin e skenave të çiftit duke e komentuar negativisht në rrjetet sociale.
Lexoni këtu të gjitha komentet
Përfundimi? Kjo dëshmon edhe njëherë se sa funksionale janë autoritet që duhet të monitorojnë median në Shqipëri. Një media e paedukuar e cila në mungesë të disiplinës do të vazhdojë të shfrytëzojë lirinë e dhënë dhe favorizimet politike për të vepruar si t’i dojë qefi!