Pas ekskluzives mbi pjesëmarrjen e Valer Kolnikaj, IMA ju zbulon një tjetër emër Vip që do të jetë pjesë në edicionin e ri të Dancing with the Stars Albania. Bëhet fjalë për këngëtaren Evi Reçi.
Këngëtarja e cila studion dhe jeton prej vitesh në Firence të Italise do të zhvendoset nga muaji tetor në Tiranë për të qenë një nga konkurentet e spektaklit të vallzimit në Vizion Plus.
Evi Reçi është shquar gjithnjë për një stil të veçantë në mënyrën e të veshurit po ashtu edhe në stilin e të kënduarit, por kjo do të jetë hera e parë që do të kemi mundësi t’a shohim ate në një tjeter fushë, atë të të vallzimit.