Vitet e fundit rrjetet sociale po i drejtojnë investimet e tyre në zhvillimin e përmbajtjeve video. E, ndërsa Twitter ka aktivizuar videot me minutazh më të gjatë dhe Tumbrl ka filluar transmetimet direkte në streaming, Facebook ka firmosur rreth 140 kontrata për 50 milion dollarë me disa media company dhe celebrity, për regjistrimin e videove të destinuara për shërbimin live-streaming Facebook Live, raporton Wall Street Journal.
CNN, New York Times, Vox, Tastemade, Mashable dhe Huffington Post, janë disa prej emrave që spikasin midis kompanive të përfshira, ndërsa përsa i përket emrave vip mund të përmendim Kevin Hart, Gordon Ramsay, Deepak Chopra dhe quarterback-un e Nfl Russell Wilson. Vlera për secilën kontratë varion, por nga dokumenti i publikuar lexohet se 17 kontrata e kalojnë shifrën 1 milion dollarë. superano il milione di dollari. Në krye të listës së më të paguarëve kryeson BuzzFeed, që do të marrë 3,05 milion dollarë për videot e transmetuara në periudhën mars 2016 dhe mars 2017. Në vendin e dytë gjejmë New York Times, me 3,03 milion dollarë për një marrëveshje prej 12 muajsh, i ndjekur nga Cnn, me një kontratë 2,5 milion dollarë.