Ashtu siç ju informuam edhe para disa ditësh për blerjen e një seriali të ri nga Vizion Plus, i cili ishte një prodhim i gjigandit të serialeve latin TeleMundo, ku kishte filluar transmetimin pikërisht në javën e fundit të muajit Janar, tashmë është vendosur edhe datata e startimin në Shqipëri. “Fati i Evës” do të transmetohet nga e Hëna në të Premte ora 17:00 duke filluar nga 22 Shkurti (2016) duke shënuar kështu një sukses mjaft të madh për Vizion Plus pasi arriti që të transmetojë një serial primetime vetëm 1 muaj pas premierës botërore.
“Eva” flet për jetën e Eva Solerit, një shofere kamionësh me përvojë që e shikon jetën si një hartë të mbushur me rrugë që kryqëzohen. I shoqi, Armando, më të cilin ajo ka dy vajza e tradhton me të mbesën dhe shoqen e ngushtë. Për shkak të një komploti të familjarëve e miqve të saj, ajo përfundon në burg për një krim që s’e ka kryer. E dërrmuar dhe e përdhosur publikisht, Eva do të përgatisë hakmarrjen më të ashpër, por njëherazi do të bjerë në dashuri me Pablon. Megjithatë, dëshira për të vënë në vend drejtësinë është aq e madhe, saqë nëse dashuria i bëhet pengesë, ajo mund të zgjedhë të mbetet vetëm.