Ka filluar sot në IN Tv programi më i ri Fun Day, i cili rikthen në ekran prezantuesen simpatike të Mad Day Fatma.
Ajo u bë e njohur me programin e përditshëm Mad Day në Mad Albania, ndërsa tani vjen po me të njëjtën energji në një tjetër logo dhe me emër të ri të emisionit, po me atë energji dhe alegri për të na argëtuar çdo ditë për rreth dy orë në orarin e përhershëm 15:00-17:00.
“Fun Day” është titulli i emisionit që Fatma do të drejtoj në IN TV, në një studio të re ajo të mirëpres, sikurse edhe më parë, të ftuarit special ku nuk do të mungojnë edhe surprizat, informacionet dhe sigurisht muzika më e mirë e momentit.
Fatma është kthyer tashmë në një nga personazhet më të dashura të audiencës rinore, falë së cilës ajo u përzgjodh vitin e kaluar edhe Personazhi Zbulim i Vitit në IMA Awards 2015, duke i bërë për vete të gjithë me karakterin e saj të çiltër dhe çapkën, që rrallë herë haset në median shqiptare me personazhet skematik.
Spot TV – Fan Day