Një ndër serialet më të mirë turk i ciili kohë më parë është transmetuar edhe në Shqipëri, Fatmagyl , është bërë një burim frymëzimi për mijëra gra turke dhe jo vetëm. Në një panel 20 Minutësh të përbërë nga pjesë produksionit të këtij seriali ka folur edhe skenaristi, i cili është autori i librit “Fatmagül Suçu nè?”, nga faqet e së cilit janë vendosur në jetë edhe prodhimi me të njejtin titull, është shprehur se seriali ka arritur suksese mjaft të mëdha , madje libri po kërkohet vërtet shumë nga lexues nga mbarë bota.
Historia e Fatmagylit është një histori frymëzimi, kundër dhunës, kundër mashtrimit, që ka bërë për vete mijëra shikues sidomos publikun femër, të cilat inkurajohen ti bëjnë ballë mohimit të të dejtave të tyre, shprehet ai.
Fatmagyl gjatë kohës kur transmetohej ishte një nga serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe Kosovë, aktualisht seriali është duke u transmetuar në Spanjë dhe Meksikë ku po arrin audiencë rekord.
©IMA J.Kasaj