Festivali i Këngës në RTSH ka zbuluar tashmë të këngëtarët dhe jo më larg se dje u njohëm edhe me tre prezantuesit. Por ky edicion do vij edhe me një tjetër risi.
InfoMedia Albania ka arritur të zbuloj se ky edicion do të trokas më parë në valët e Radio Tiranës. Ndryshe nga vitet e kaluara publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë këngët në garë për gjatë një muaji. Kështu, organizatoret pretendojnë që t’i japin më shumë jehonë festivalit duke e parapërgatitur publikun për atë çfarë do mund t’i serviret në netët finale me qëllim vlerësimin më objektiv të këngëve pjesëmarrëse. Duket se kjo risi do të vërë në diskutim mënyrën e vlerësimit të kryer deri tani, dhe padyshim do të sjell ndikim edhe tek votimi i jurisë profesionale, e cila historikisht është kontestuar nga juria popullore.
Premiera e 30 këngëve do të fillojë një muaj para tri netëve të Fest 54, nuk ka një datë zyrtare por parashikohet të jetë java e fundit e nëntorit.
Fest 54: Ja cilët janë këngëtarët në garë të Natës së Parë
Fest 54: Ja cilët janë këngëtarët në garë të Natës së Dytë
Festivali i 54 i Këngës në RTSH do të mbahet në datat 25, 26 dhe 27 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.