Ka filluar të transmetohet ditët e fundit ne rrjetin e RTSH, spoti promovues i netëve finale të Festivalit të Këngës ne Radio Televizion. Ky është edicioni 52-të i këtij evenimenti të rëndësishem të fundvitit qe pritet me interes nga publiku dhe artistet ne gare, si nje nga te vetmet mundesi per t’u bere pjese e Eurovision Song Contest.
Spoti, i cili duhet të promovojë sa më mirë këtë eveniment të kënges, na jep pershtypjen e nje promoje të një dokumentari historik se sa ate te nje Festivali. Një ide pak origjinale për shijet tona, rezultat ky i ideve të prapambetura të disa personave që kanë vënë rrënjë pas bordit organizues, që vazhdojnë të rrënojnë akoma dhe më thellë Festivalin e traditës muzikore shqiptare.
Po ju si mendoni? Jepni mendimin tuaj me nje koment.