Vjen edicioni i katërt i “Rrathë”, emisioni i video-dokumentarëve përsëri në Top Channel.
Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve , mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare.
Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti, në një mënyrë e formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë.
“Rrathë” do të transmetohet për 8 javë rresht ora 16.30 në TCH./imalbania.com/