Finalja e mastershef audiencë rekord; Top Fest nuk “mposht” dot Dashuri e Ndaluar

Për Top Channel fundjava që sapo lamë pas ka shënuar finalizimin e dy spektakleve të rëndësishëm Top Fest 11 dhe Mstershef, ndërsa kanalet e tjerë televizivë kanë vijuar me programet e tyre rutinë.

E shtuna, Mastershef del më në fund i pari
Pasi është renditur prej javësh i dyti në audiencë të shtunën në mbrëmje, pas Al Pazar të Vizion Plus, finalja e Mastershef ka tërhequr një audiencë rekord, me një rating maksimal (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor), prej 32%, sipas të dhënave nga kompania “Telemetrix”, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale, në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë.
Rating-u më i lartë është arritur në momentin e shpalljes së Alfios, si fituesi i mastershefit të parë shqiptar. Në spektaklet e mëparshme, Mastershef kishte arritur një rating prej mesatarisht 15-20%.
Vizion Plus ka humbur vendin e parë, duke pasur shikueshmëri më të lartë në momentin e ndërprerjeve publixitare në Top Channel, ndërsa i treti në renditje ishte Tv Klan, me programin e vet Kënga Ime.
graf e shtune
E diel, Dashuri e Ndaluar konkurrente e fortë
Telenovela turke, Dashuri e Ndaluar, teksa dashuria mes dy aktorëve kryesorë u komplikua më tej, ka zbehur ndjeshëm spektaklin live të Top Channel, Top Fest 11. Gjatë kohës së transmetimit të telenovelash, Top fest ka rezultuar me një rating të ulët prej rreth 10%, nga mbi 25% që ishte rating i Dashuri e Ndaluar.
Vetëm pas mbarimit të telenovelës, kanali është kthyer tek Top fest, me shikuesit që kanë vijuar ta ndjekin atë deri në fund dhe me një rating që u rrit në maksimumi 19%.
 graf e diele
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).
loading...

KOMENTO