Rikthehemi pas dy muaj mungesë me rubrikën Copy | Paste. Këtë herë në fokusin e objektivit të stafit të IMA ka rënë në sy emisioni me i ri i aktualitetit dhe analizës në Vizion Plus, 30 Minuta. Emisioni qe ka pak javë që ka filluar transmetimin (çdo ditë, nga e hëna në të enjte, ora 19:30) nën drejtimin e gazetarëve Arsen Hoxha dhe Mira Kazhani vjen si një speciale e Departamentit të Informacionit dhe analizon aktualitetin me të ftuar personalitete të shoqerisë civile, politikanë, gazetarë sportiv, protagonistë të momentit në harkun kohor të 30 minutave.

Në fakt, programi nuk është një ide mirëfillt e krijuar në Vizion Plus pasi një format i tillë, që për nga ajo çfarë trajton i afrohet më shumë gazetarisë investigative, transmetohet nga viti 1968 në CBS News me titullin 60 Minutes. Formati i krijuar nga Don Hewitt është një nga formatet unike në televizionin amerikan, duke u distancuar nga të tjerët me një stil të veçantë të perqendruar në investigimin e ngjarjeve të aktualitetit duke përdorur proçedurat dhe teknologjinë, me intervista të personazhe, kamerat e fshehta dhe “gotcha journalism” me vizitat në shtëpi apo zyra e një subjekti hetimor. Në 2002 programi 60 Minutes është renditur në vendin e gjashtë në listën e 50 programeve më të mirë televizive të të gjitha kohërave botuar nga TV Guide.

Vizion Plus është frymëzuar nga ky program për realizimin e grafikës së logos dhe titullit i cili nga 60 Minutes është bërë 30 Minuta.

KOMENTO