Fox përgatit sezonin e 11 të X-Files!

Fox ka porositur një sezon të rradhës të serialit The X-Files. Prodhimi i ri do të ketë në total 10-episode me pjesëmarrjen e David Duchovny dhe Gillian Anderson në rolet e tyre si agjent të FBI, Fox Mudler dhe Dana Scully, respektivisht edhe Chris Carter do të rikthehet në rolin e producentit ekzekutiv.

Dy aktorët kryesorë Anderson dhe Duchovny të dy ndanë lajmin e gëzueshëm nëpërmjet rrjeteve në Twitter.

Seriali, i cili debutoi për herë të parë në Shtator 1993 për të vazhduar më pas me gjashtë sezone, u rikthye në 2016 për një sezon tjetër të përbërë nga 6 episode ku audienca arriti afro 16 milionë shikues, duke e bërë dramën e tytë më shikuar në televizionin amerikan. Ai gjithashtu ka rrëmbyer 16 Emmy dhe 5 çmime Golden Globe. Prodhimi i The X-Files do të fillojë në verë, dhe do të transmetohet gjatë sezonit televiziv 2017-2018./imalbania.com/

 

KOMENTO