Italiani Francesco Becchetti i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare është lokalizuar nga agjentët e Interpolit në Londer.
ABC News ka mësuar se zyra e Inteprol-Tiranës, më datë 26 gusht ka njoftuar prokurorinë shqiptare se italiani Becchetti është lokalizuar shume pranë pallatit mbretëror “Bakingam Palace”, por pa specifikuar adresën konkrete. Në shkresë, nuk jepen arsyet se pse italiani Becchetti nuk arrestohet nga drejtësia angleze, në zbatim të urdhrit të lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Nga ana tjetër, avokati i Becchettit, ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, ka dorëzuar një shkresë në prokurori ku saktëson adresën e banimit të klientit të tij në Angli. Në letër thuhet se ai banon në një ndërtesë 3 katëshe në rrugën “Waverton Street” të Londrës qendrore. Nga një kërkim I thjesht I kryer nga ABC News në google, rezulton se adresa e dhënë nga avokati i Bechetit është kjo ndërtesë 3 katëshe, e cila në vitin 2013 ishte në shitje me vlerë 22 mln paund së bashku me arredimin brenda saj. Por, nuk jepen detaje se kush është blerësi apo pronari I kësaj ndërtese luksoze.
Ndërkohë, pas kërkesës se Shqipërisë Interpoli Italian, ka konfirmuar se biznesmeni Becheti nuk ndodhet brenda territorit të shtetit te tyre.
Burimet pranë prokurorisë së Tiranës, thanë per ABC News se në adresën e dhënë nga avokati, italianit Francesco Becchetti i janë dërguar vendimi i masës së sigurisë si dhe vendimi i ngritjes së akuzave zyrtare. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, posta shqiptare dhe ajo anglezë nuk ka konfirmuar marrjen e këtyre vendimeve nga italiani I shpallur në kërkim. Për këtë fakt, prokuroria ka kërkuar nga Gjykata ta deklaroje Bechettin sit e larguar, për të vazhduar procedurat e hetimit në mungesë. Kërkesa e prokurorisë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke sjell kështu vështirësinë procedurale të hetimit. Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë konfirmim nga posta që nëna e italianit Becheti, e dyshuara Liliana Condomiti ka marr dijeni për hetimin dhe vendimet e ngritjes së akuzave zyrtare.
Sipas prokurorisë, krahas Bechetit është kërkuar informacion nga Interpoli edhe për administratorin e kompanive të tij, të shpallurin në kërkim Maurio De Renzi. Por sipas Interpolit Italian, shtetasi De Renzi nuk është arritur të lokalizohet as në Itali dhe as brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo përgjigje, ka bërë që Gjykata të pranoi kërkesë e prokurorisë për vazhdimin e hetimeve në mungesë ndaj Maurio De Renzit.
Sipas akuzës, italiani Becheti, nëna e tij Liliana Kondomiti, administrator I kompanive të tij Mauro De Renzi dhe disa bashkëpunëtor të tij, akuzohen për një sërë veprash penale, që nga krijimi i skemave mashtruese e deri te akuza e pastrimit të parave. Akuza për të cilat edhe janë shpallur në kërkim si dhe është vendosur sekuestrimi i gjithë kompanive të tij, mes tyre edhe televizionin AgonChannel.
Marrë nga ABC News