Komisioni Europea ka vendosur: nga 30 qershori i 2020 banda 700 MHz, e përdorur në pjesën më të madhe të vendeve të BE për frekuenzat tv të televizionit dixhital tokësor, do të jetë banda e rrjeteve mobile, duke i hapur rrugën rrjetit 5G.
Transmetuesëve do t’u mbetet banda UHF, siç njihet ndryshe sub 700 (470-694 MHz). Propozimi, që do të kalojë për miratim në Parlamentin europian dhe Këshillit, ku është përcaktuar qartë edhe data e këtij ndryshimi që do të vendos edhe të ardhmen e bandës UHF, e ndarë midis televizionit dhe rrjetit të telekomunikacionit wireless.
Për Shqipërinë, e cila po has probleme me proçesin e garës së përcaktimit të frekuencave televizive dixhitale dhe vonesën e switch off-it të sinjalit analog, (një kusht ky i BE që nuk u arrit të kryhej brenda afateve), ky vendim përbën një hartimin e një projekti të ri që sipas asaj që kemi konstatuar deri më sot parashikon ta lerë vendin tonë në këtë aspekt ende mbrapa.
Ndërkohë për të lehtësuar proçesin e liberalizimit të bandës 700 brenda 2020, disa prej vendeve të BE kanë filluar tashmë të autorizojnë përdorimin e kësaj frekuence nga rrjeti mobile, si Franca dhe Gjermania, ndërsa Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ideuar plane për ripërdorimin e kësaj frekuence në vitet e ardhshme. Jo vetëm që hapsira dedikuar televizionit do të reduktohet, por do të jetë i nevojshëm koordinimi me shtetet fqinje. Por kësaj “mangësie” i vjen në ndihmë teknologjia e përparuar. Dixhitali tokësor i gjeneratës së re (DVB-T2), i cili mundëson shfrytëzimin e një hapsire të vogël frekunziale për transmetimin e shumë kanaleve apo sistemet e rrjetit mobile si LTE broadcast.