Episodi i fundit i sezonit të gjashtë të Froni i Shpatave – Game of Thrones, The Winds of Winter, i cili mban të njëjtë titullin të librit të ardhshëm të serisë A Song of Ice and Fire nga George R.R. Martin, do të jetë më i gjatë në historinë e serialit të HBO krijuar nga D. B. Weiss dhe David Benioff.
Kjo është ajo që raportojnë portale të ndryshëm përtej oqeanit: episodi, që do të transmetohet në Amerikë më 29 qershor, do të zgjasë 69 minuta.
Ky episod do të paraprihet nga episodi i parafundit që do të ketë një kohëzgjatje prej 60 minuta me titull The Battle of the Bastards. Parashikimet tregojnë se do të asistojmë përplasjen midis Ramsay (Snow) Bolton dhe Jon Snow, dhe sikurse ishte njoftuar tashmë një luftë e madhe do na duhet të besojmë se ndryshime të reja do të prekin rrjedhën e historisë.
Kujtojmë se seriali Froni i Shpatave – Game of Thrones po transmetohet në Top Channel me sezonin e tretë.