Tashmë vera është shumë afër, bashkë me të edhe sezoni i ri i shumëpritur i Game Of Thrones. Sot HBO ka hedhur publikuar teaser-in e parë të hit-serialit, ndër më të ndjekurit në botë.
Video 90 sekondëshe shfaq Cersei Lannister, Daenerys Targaryen, dhe Jon Snow teksa ecin tek Froni i Hekurt nën sfondin e një melodie zanore të titulluar “Sit Down”. Klipi përfundon me Cersei duke marrë frymë thellë duke lëshuar nga goja një avull të ftohte.
Ashtu siç është edhe më parë sezoni i shtatë i GOT do të ketë vetëm shtatë episode. Ndërkohë pjesë e kolonave që do të jenë në serial këtë vit do të jenë Ed Sheeran, Jim BroadBent etj.
Sezoni i Shtatë i Game of Thrones do të debutojë në HBO më 16 Korrik 2017./imalbania.com/