Për të marrë pjesë në sezonin e shtatë dhe të tetë të Game of Thrones, Peter Dinklage (Tyrion), Kit Harington (Jon Snow), Emilia Clarke (Daenerys), Lena Headey (Cersei) dhe Nikolaj Coster-Waldau (Jaime) kanë firmosur së fundmi kontratat e tyre që i lidhin ata me serialin e HBO, duke rinegociuar qendrimin e tyre në finalen e sezonit.
Secili prej tyre është paguar 1,1 milion $ për episod. Kjo është një nga shifrat më të larta paguar ndonjëherë për një cast aktorësh që luajnë për ekranin e vogël.
Në qershor, portali Deadline kishte raportuar se, se pesë yjet e serialit kishin mbyllur bisedimet për rritjen nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë amerikanë për episod. Pas firmosjes së kontratave të fundit për dy sezonet e fundit, Game of Thrones rikonfirmohet si një nga serialet ku pjesa më e madhe e buxhetit ka shkuar për pagesën e aktorëve kryesor.
Sezoni i shtatë i Game of Thrones do të transmetohet në HBO në verën 2017 dhe do të ketë shtatë episode.