Game of Thrones: një personazh i të shkuarës do të rikthehet në sezonin e shtatë

Një nga personazhet që ka qenë pjesë në disa episode të vjetra të Game of Thrones do të rikthehet në sezonin e ri të serialit rekord të HBO.

Mark Gatiss do të “vesh” përsëri rolin e Tycho Nestoris (funksionar i Bankës së Hekurt në qytetin e Braavos) në sezonin e shtatë dhe të parafundit të serialit. Lajmin për përfshirjen në episodet e reja të serialit e ka konfirmuar vetë aktori në një intervistë të dhënë sëfundmi, ku ka zbuluar se ka regjistruar disa skena për katër episode dhe se do të xhirojë edhe për dy episode të tjera.

Sezoni i shtatë i Game of Thrones do të ketë premierën në Amerikë, në rrjetin HBO, në datë 16 korrik.

loading...

KOMENTO