Ndërsa jemi duke ndjekur episodet e reja të sezonit të shtatë të Game of Thrones, Collider ka zbuluar sot datën e fillimit të xhirimeve të sezonit të tetë dhe të fundit të serialit hit të HBO.
Gjashtë sezonet e para janë xhiruar rregullisht gjatë muajve korrik dhe dhjetor të vitit para transmetimit, ndërsa sezoni shtatë u xhirua duke filluar nga muaji gusht.
Një prej aktorëve i cili pritet të rikthehet në sezonin e tetë ka zbuluar se xhirimet pritet të nisin edhe më vonë nga pritej, pikërisht gjatë muajit tetor.
Sezini i tetë do të përbëhet nga gjashtë episode, por kohë zgjatja e xhirimeve mund të jetë e njëjtë me sezonin e shtatë, i cili parashikohet gjatë muajve tetor – prill duke vonuar kështu daljen në transmetim në shtator 2018. Ky është spekulimi i Collider, por ende nuk kemi një burim zyrtar nga HBO.