Keni shkruajtur ndonjëherë e-mail në një IPad që nuk egziston? Mesa duket, gazetari i sportit të BBC, Chris Mitchell ka zgjedhur që të shkruaj një të tillë gjatë përshëndetjes së mbylljes së programit.
“Epo ç’të bënte do thoni ju? Merrni shembull nga prezantuesit e lajmeve ne televizionet shqiptare, një stilolaps dhe disa fleta mjaftojnë. Por edhe nje iPad real nuk do ishte keq.
Veprimi i tij i çuditshëm ka shkaktuar mjaft të qeshura në publik dhe shumë komente. Por mesa duket edhe temperaturat e vapës përvëluese i kanë kapur edhe anglezet, megjithëse ato në Angli janë relativisht normale. Shpresojmë që Chris mos të ketë marrë shumë qortime nga shefi i tij!
IMA / J. Kasaj