Big Brother VIP 3, Ja kush u largua sonte nga shtëpia!
Mbrëmja e sotme në "Big Brother VIP 3" ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta, ku pas debateve të zjarrta...
Ky njoftim u bë menjëherë pas një sërë mesazhesh në rrjetin social Twitter që denonconin gënjeshtrat e stacionit televiziv.
Një gazetare e Russia Today (RT) njoftoi dorëheqjen duke denoncuar mbulimin e rremë nga stacioni informativ në gjuhën angleze, veçanërisht atë të rrëzimit të avionit malajzian sulmuar në lindje të Ukrainës.
“Jap dorëheqjen nga RT. Kam një respekt të veçantë për shumë kolegë, por unë jam për të vërtetën”, shkruan në rrjetin social Twitter, gazetarja Sara Firth, që punon për RT në Londër.
Ky njoftim u bë menjëherë pas një sërë mesazhesh në rrjetin social Twitter që denonconin gënjeshtrat e stacionit televiziv.
Gazetarja ka filluar të kritikojë hapur RT kur një bloger ka akuzuar në rrjetin social një prej kolegeve të saj, Polly Boïko, se ka marrë para për të publikuar gënjeshtrat e Putinit mbi rrëzimin e avionit malajzian.
“Çfarë po publikoj? është përgjigjur Boïko.
“Gënjeshtra”, është përgjigjur Sara Firth duke ndërhyrë në bisedën në rrjetin social Twitter.
“Ne punojmë efektivisht për Putinin. Ne na kërkohet çdo ditë, nëse jo për të injoruar plotësisht të vërtetën, por për ta deformuar”, shtoi ajo.
Stacioni informativ rus është akuzuar herë pas here për një mbulim të orientuar të disa ngjarjeve, veçanërisht që prej fillimit të krizës në Ukrainë, akuza të përgënjeshtruara nga RT.
Në muajin mars, një gazetare amerikane e ”Russia Today America” dha dorëheqjen për të protestuar kundër mbulimit të konfliktit në Ukrainë.
Mbrëmja e sotme në "Big Brother VIP 3" ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta, ku pas debateve të zjarrta...
Një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, Bora Zemani, është gati të rikthehet në ekran me një format...
Edhe aktori i humorit Bes Kallaku ka pranuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm të...
Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar. Dosja.al, mëson se dorëheqja e Pezës ka ndodhur ditën...
Në fermën e vipave, gjithçka duket se është gati. Të premten e 22 Marsit, me një mbrëmje madhështore spektakli live,...
Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndezur ndjenjën e nostalgjisë dhe kuriozitetin te ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Me...