Aktori i Portokallisë, Gazmend Paja ka paditur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës shoqërinë e naftës “Bolv-Oil” sh.a për mos shlyerje të detyrimeve që kjo kompani i detyrohej.
Në bazë të padisë që aktori Paja ka bërë rezulton se kompania i detyrohet 12.000 euro. Gjithashtu ai kërkon edhe 46.000 euro si dëm të shkaktuar nga zgjedhja e parakohshme e kontratës.
Objekti i Padisë së Gazmend Pajës
1. Detyrim per pagimin e shumes 12.000 Euro, rrjedhur nga mospermbushja e detyrimit kontraktor per pagimin e sherbimeve dhe kamatat ligjore mbi kete shume deri ne diten e ekzekutimit te vendimit
2. Detyrim per pagimin e shumes 46.000 Euro, si dem i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat Iigjore mbi kete shume deri ne diten e ekzekutimit te detyrimit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)