Gjirafa.com nga shtatori me shërbimin e ri GjirafaPikBiz

Nëse Google ka “Street View” shqiptarët e Kosovës mund të jenë krenar për GjirafaPikBiz

Motori i kërkimit Made in Kosovo duke filluar nga muaji shtator do të pasurojë listën e produkteve me një shërbim të ngjashëm me atë të gjigandit të Mountain View, i njohur me emrin Street View. Muaj më parë Goggle shtoi në listën e vende që bëjnë pjesë në programin e tij edhe Shqipërinë, e cila u vizitua nga makinat e Google për të fotografuar disa nga rrugët më të rëndësishme dhe vendet me interes kulturor e turistik.

Street View është një nga programet më të fuqishme në botë, përmes të cilit bëhet regjistrimi i rrugëve, pjesëve dhe vendeve me karakter kulturor dhe historik. Këtë projekt në Kosovë këto ditë ka filluar ta implementojë edhe Gjirafa.com.

gjirafa02-780x439 (1)

Në rrugët e kryeqytetit janë parë disa vetura të kësaj kompanie, të cilat po shërbejnë për realizimin e këtij projekti që do të mbajë emrin GjirafaPikBiz. Kështu duke filluar nga muaji shtator qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të gjejnë më lehtë çfarëdolloj lokacioni duke përfshirë edhe bizneset të cilat do të kenë qasje për të regjistruar adresat e tyre në këtë shërbim.