Home News

732

Kengetarja qe perfaqesoi Shqiperine ne Eurovision Song Contest 2014 eshte zgjedhur nga konservatori Santa Cecilia ne Rome qe te kendoje ne nje koncert ne perkujtim te viktimave te holokaustit. Sebashku me nje kuartet harqesh dhe fizarmonike, Hersi Matmuja do te interpretoje pjese shkruar nga poetja dhe kompozitorja hebreje Ilse Weber. Kengetarja Matmuja eshte zgjedhur nga vete drejtori i konservatorit Alfredo Santoloci te jete pjese e ketij koncerti, sepse sipas tij eshte zeri i duhur per ti dhene emocion pjeseve qe do te interpretohen. Delegacioni italian kryesuar nga kryetari i bashkise se Romes do te udhetoje drejt Polonise ne datat 19 dhe 20 tetor.

829

Duke filluar nga kjo e shtunë në orën 23.00 në rrjetin e RTSH (TVSH, RTSH Muzike, Radio Tirana) do të fillojë transmetimin emisioni më i ri i përjavshëm muzikor Gjithçka Shqip.

Pas debutimit në kanalin tematik RTSH Muzikë, mbrëmjen e ndërimit të viteve, emisioni muzikor Gjithçka Shqip do të vijë me një format të ridimensionuar, si një risi në tregun mediatik shqiptar për të ofruar atë çfarë teleshikuesit të apsionuar pas muzikës shqiptare nuk i është ofruar më parë. Muzikë e zgjedhur, intervista me protagonistët më të mirë të muzikës shqiptare, rubrikat si Top 5 Instagram, Personazhi i Paftuar, etj. Emisioni do të drejtohet nga dy prezantuesit e Radio Tiranes, Andri Xhahu dhe Artemisa Deda.

ghfhgd

Për të mësuar më shumë rreth emisionit ju ftojmë të lexoni lajmin e publikuar javë më parë këtu.

Info Media Albania është Social Media Partner i emisionit për të cilin është krijuar edhe një hapsirë e veçantë në këtë adresë http://www.imalbania.com/gjithckashqip/, ku do të mund të gjeni të gjitha informacionet dhe materialet e Gjithçka Shqip.

Më poshtë spoti i ri televiziv ekskluzivisht për IMA

0

Ne pritje te programit muzikor Gjithçka Shqip, qe pritet te filloje se shpejti ne ekranin e RTSH, partnere zyrtar i te cilit eshte Info Media Albania kemi kenaqesine t’ju prezantojme spotin televiziv ekskluzivisht per portalin tone qe do te dale ne transmetim keto dite.

979

Pas debutimit në kanalin tematik RTSH Muzikë, mbremjen e ndërimit të viteve, emisioni muzikor Gjithçka Shqip do të filllojë transmetimin së shpejti në ekranin e TVSH.

Formati është ridimensionuar dhe do të vijë mbrëmjeve të së shtunave, si një risi në tregun mediatik shqiptar për të ofruar atë çfarë teleshikuesit të apsionuar pas muzikës shqiptare nuk i është ofruar më parë. Për të mësuar më shumë rreth këtij emisioni kemi takuar producentin Artur Bejzade si dhe prezantuesit Andri Xhahu e Artemisa Deda.

Sipas producentit Artur Bejzade emisioni do të dalë jashtë kornizave standarte të emisioneve që kemi parë deri tani në televizionet shqiptare: “Emisioni Gjithçka Shqip do të përqëndrohet 360° tek muzika shqiptare si dhe protagonistët e biznesit muzikor në Shqipëri, duke filluar nga këngëtarët, producentet e shtëpive diskografike dhe të produksionit të videoklipeve, për të vazhduar me jetën e natës në club-et më në zë aty ku hapsirë do t’ju ofrohet DJ-ve shqiptar që do të luajnë vetëm muzikë shqip. Me pak fjalë promovimi i muzikës moderne dhe vleresimi i më të mirëve”.

Por këto nuk janë të vetmet risi të emisionit. Një element kryesor do të jetë produksioni i videoklipit falas për disa këngë të cilat janë bërë hite por nuk kanë gjetur dimensionin e tyre viziv. Falë produksionit të Gjithcka Shqip, i përbërë nga një grup të rinjsh profesionist do të perzgjidhen disa këngë të cilat do të kenë mundësinë e realizimit të videoklipit që do të transmetohet në rrjetin digital e analog të RTSH dhe në disa kanale muzikore shqiptare.

Gjithçka Shqip do te vijë në prezantimin e Andri Xhahu dhe Artemisa Deda, të cilët vijnë nga përvoja në Radio Tirana në prezantimin e emisionit radiofonik me të njëjtin emër. Ne kemi pyetur dy prezantuesit gjatë punës për regjistrimin e spotit televiziv për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë eksperiencë të re televizive:

gjithcka-shqip-backstage

Andri Xhahu “Nisur nga suksesi që “Gjithçka Shqip” ka në Radio Tirana, u mendua që ky format të jete edhe televiziv. Ndryshe nga radio ku ky emision është i përditshem, në ekranin e TVSH-së dhe RTSH muzikë, do të jetë i përjavshëm. Kjo sepse gjithcka është konceptuar si show me të gjithë elementet e tij. “Gjithcka Shqip” do të jetë një hapësirë prezantuese dhe promovuese të këngëve dhe klipeve të artistëve shqiptar. Studio do të kthehet në një vend komod për këngetarë, kompozitorë, tekstshkrues apo producent tëftuar por ndërkohe me kamerën tonë do të shkojmë në studio regjistrimi dhe shesh xhirimi për të servirur tek publiku atë qe nuk duket, përtej fasadës. Nuk do të mungojnë dhe shume rubrika të tjera por që mbeten surprizë për ditën e transmetimit të parë“.

Artemisa Deda “Gjithçka Shqip do të jetë hapësirë e promovimit të hiteve, këngëve më të fundit dhe gjithashtu artistëve të rinj. Do të mësojmë më shumë rreth krijimit të një klipi, protagonistëve këngëtarë, kompozitor, tekstshkrues etj.. Hapesira më e mirë për tëshijuar muzikën dhe show në të njejtën kohe”.

Një tjetër personazh i rëndësishëm i programit do të jetë Personazhi i pa ftuar i cili do të trajtojë lajmet gossip dhe do të ngjallë debat në rrjetet sociale duke e bërë emisioni edhe më interaktiv.

Përsa i përket prezencës në web dhe në rrjetet sociale, Gjithcka Shqip, i është besuar Info Media Albania në faqen e internetit të së cilës do të ketë një hapsirë të dedikuar emisionit javor duke përfshirë lajmet, videot e puntatave, backstage-t etj.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të na ndiqni së shpejti në RTSH, çdo të shtunë ora 23.00! IMA is watching!

Burimi Info Media Albania