Home News Gjithçka Shqip, nga kjo e shtunë në rrjetin e RTSH. Spoti i...

Gjithçka Shqip, nga kjo e shtunë në rrjetin e RTSH. Spoti i ri promovues

828

Duke filluar nga kjo e shtunë në orën 23.00 në rrjetin e RTSH (TVSH, RTSH Muzike, Radio Tirana) do të fillojë transmetimin emisioni më i ri i përjavshëm muzikor Gjithçka Shqip.

Pas debutimit në kanalin tematik RTSH Muzikë, mbrëmjen e ndërimit të viteve, emisioni muzikor Gjithçka Shqip do të vijë me një format të ridimensionuar, si një risi në tregun mediatik shqiptar për të ofruar atë çfarë teleshikuesit të apsionuar pas muzikës shqiptare nuk i është ofruar më parë. Muzikë e zgjedhur, intervista me protagonistët më të mirë të muzikës shqiptare, rubrikat si Top 5 Instagram, Personazhi i Paftuar, etj. Emisioni do të drejtohet nga dy prezantuesit e Radio Tiranes, Andri Xhahu dhe Artemisa Deda.

ghfhgd

Për të mësuar më shumë rreth emisionit ju ftojmë të lexoni lajmin e publikuar javë më parë këtu.

Info Media Albania është Social Media Partner i emisionit për të cilin është krijuar edhe një hapsirë e veçantë në këtë adresë http://www.imalbania.com/gjithckashqip/, ku do të mund të gjeni të gjitha informacionet dhe materialet e Gjithçka Shqip.

Më poshtë spoti i ri televiziv ekskluzivisht për IMA