Home News Hersi Matmuja do te kendoje ne Auschwitz!

Hersi Matmuja do te kendoje ne Auschwitz!

867

Kengetarja qe perfaqesoi Shqiperine ne Eurovision Song Contest 2014 eshte zgjedhur nga konservatori Santa Cecilia ne Rome qe te kendoje ne nje koncert ne perkujtim te viktimave te holokaustit. Sebashku me nje kuartet harqesh dhe fizarmonike, Hersi Matmuja do te interpretoje pjese shkruar nga poetja dhe kompozitorja hebreje Ilse Weber. Kengetarja Matmuja eshte zgjedhur nga vete drejtori i konservatorit Alfredo Santoloci te jete pjese e ketij koncerti, sepse sipas tij eshte zeri i duhur per ti dhene emocion pjeseve qe do te interpretohen. Delegacioni italian kryesuar nga kryetari i bashkise se Romes do te udhetoje drejt Polonise ne datat 19 dhe 20 tetor.