Aksioni i qeverisë ndaj informalitetit që është shtrirë në gjithë vendin, duket se nuk po kursen as personazhet publikë. Kështu ka ndodhur me fituesin e Big Brother 1, Arbër Çepanin. Biznesi i tij është gjobitur nga Tatimorët me 500 mijë Lekë gjobë, çka ka nxitur një reagim të ashpër të tij në Facebook. “Të kam dh**** në mender o shteti im i b***”, shkruan ai në postimin e tij. Indirekt ai i ka kthyer përgjigje edhe Drejtoreshës së Tatimeve për deklaratën e saj se u largua nga puna ku merrte 3-fishin e rrogës që merr tani.
“Edhe unë kam lënë Europën pas 15 vjetësh jetesë andej, ndoshta nuk kisha 3 fishin e rrogës atje….por lash gjithcka që të kthehesha dhe t’i tregoja vetes se ky vend mund të bëhet!!! Vazhdoj të mendoj që mund të bëhet por jo kështu!!! Jo ne këtë mënyrë”, shkruan Arbri në Facebook.