Pas publikimit të videos intime në disa media online, gazetari Sokol Balla nisi betejën ligjore kundër tyre. Balla paditi një media kosovare e cila i publikoi pamjet intime, në një ambjent krejtësisht intim që për ditë të tëra bënë xhiron e rrjeteve sociale. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e tij por nga ana tjetër as media që publikoi pamjet nuk është shpallur pa faj.
Gjykata sqaron në vendimin e saj se Sokol Balla nuk e ka adresuar në vendin e duhur padinë e tij, pasi vendi ku vepron portali online është në Republikën e Kosovës dhe sipas ligjit tonë, sqarohet në vendim, “padia mund të ngrihet në gjykatat shqiptare, vetëm nëse veprimi i paligjshëm kryhet në territorin shqiptar, e nuk lidhet me vendin ku vjen dëmi, i cili mund të jetë një koncept shumë i gjerë”.
“Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile me elemente të huaja, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në Republik&eueuml;n e Shqipërisë, përveçse kur rregullat e këtij kreu parashikojnë ndryshe”, thuhet në argumentat e Gjykatës së Tiranës.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës:
Referuar sa më sipër, gjykata konstaton se me sa parashtron paditësi në padinë e tij, vendi ku është kryer veprimi që pretendohet si cenues prej tij, nuk është në Republikën e Shqipërisë por në Republikën e Kosovës, ku edhe vepron portali online i të paditurit. Rrjedhimisht, kriteri për të përcaktuar nëse gjykata shqiptare ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çëshje nuk lidhet me pasojën (dëmin e shkaktuar), por me shkakun (veprimin) që solli pasojën. Sipas ligjit tonë, padia mund të ngrihet në gjykatat shqiptare, vetëm nëse veprimi i paligjshëm kryhet në territorin shqiptar, e nuk lidhet me vendin ku vjen dëmi, i cili mund të jetë një koncept shumë i gjerë. Nga shpjegimet e palës paditëse nuk rezulton se përmbushet kriteri i përcaktuar në nenin 80(1)(c) të ligjit nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, ndaj kjo gjykatë nuk mund të procedojë më tej me shqyrtimin e një çështje, për të cilën nuk ka juridiksion.
Në nenin 37(1) të Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Juridiksioni i gjykatave shqiptare për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj.” Ligji që rregullon sa më sipër është ligji nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”. Në nenin 71 të këtij ligji përcaktohet se:
“Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile me elemente të huaja, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në Republikën e Shqipërisë, përveçse kur rregullat e këtij kreu parashikojnë ndryshe.”
Më tej në nenin 80(1)(c) të ligjit të mësipërm parashikohet shprehimisht se:
“Gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar edhe në rastet e mëposhtme:
a) kur paditen njëkohësisht disa persona së bashku dhe njëri prej tyre ka vendqëndrimin e tij në Republikën e Shqipërisë, si dhe kur personi juridik i paditur ka selinë e tij në Republikën e Shqipërisë;
b) kur padia ka për objekt një kontratë ose pretendime që rrjedhin nga një kontratë dhe vendi, në të cilin është përmbushur ose duhej përmbushur detyrimi, ndodhet në Republikën e Shqipërisë;
c) nëse objekt i gjykimit janë pretendimet, që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit dhe vendi, ku është kryer apo ka ndodhur veprimi që ka shkaktuar dëmin, është në Republikën e Shqipërisë;
ç) kur padia ka për objekt mosmarrëveshje, që rrjedhin nga veprimtaria e një dege ose filiali të një personi juridik, me seli në Republikën e Shqipërisë;
d) kur padia rrjedh nga detyrimi për ushqim që ka një person kundrejt një personi, i cili ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë;
dh) paditë, që burojnë nga trashëgimia ligjore dhe ajo testamentare kur:
i) trashëgimlënësi ka pasur vendqëndrimin e tij, në kohën e vdekjes, në Republikën e Shqipërisë;
ii) pasuria trashëgimore ose pjesa më e madhe e saj ndodhet në Republikën e Shqipërisë.”
Referuar sa më sipër, gjykata konstaton se me sa parashtron paditësi në padinë e tij, vendi ku është kryer veprimi që pretendohet si cenues prej tij, nuk është në Republikën e Shqipërisë por në Republikën e Kosovës, ku edhe vepron portali online i të paditurit. Rrjedhimisht, kriteri për të përcaktuar nëse gjykata shqiptare ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çëshje nuk lidhet me pasojën (dëeuml;min e shkaktuar), por me shkakun (veprimin) që solli pasojën. Sipas ligjit tonë, padia mund të ngrihet në gjykatat shqiptare, vetëm nëse veprimi i paligjshëm kryhet në territorin shqiptar, e nuk lidhet me vendin ku vjen dëmi, i cili mund të jetë një koncept shumë i gjerë. Nga shpjegimet e palës paditëse nuk rezulton se përmbushet kriteri i përcaktuar në nenin 80(1)(c) të ligjit nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, ndaj kjo gjykatë nuk mund të procedojë më tej me shqyrtimin e një çështje, për të cilën nuk ka juridiksion.
Rrjedhimisht, për mbrojtjen e të drejtave apo interesave të tij të ligjshme, paditësi do të duhet t’i drejtohet me padi gjykatave kosovare e jo atyre shqiptare.
Në përfundim të analizës së saj gjykata çmon se padia e paditësit Sokol Balla nuk i përket juridiksionit gjyqësor civil ndaj për këtë shkak duhet të nxirret jashtë këtij juridiksioni.
PËR KËTO ARSYE,
Gjykata bazuar në nenet 37(1), 59 dhe 127 të Kodit të Procedurës Civile, si dhe nenet 71 e 80 të ligjit nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”,
VENDOSI:
1. Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr.9812.akti.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
Marre nga Newsbomb