Glee i thotë mirupafshim rrejtit FOX, New York-ut dhe fansave që e kanë ndjekur që nga viti 2009, vitin që vjen me një sezon të mbushur me ndryshime qoftë në kastin e aktorëve, qoftë edhe në historitë e personazheve.

Ajo çka Glee di të bëjë më mirë nga të gjitha është të injorojë çdo gjë që ka ndodhur në episodin paraardhës për të aktruar dhe rifilluar diçka krejt të re në episodin pasardhës. Ky ka qënë gjithmonë problemi me serialin muzikor. Kësaj here gjërat po i çojnë në një nivel krejt tjetër dhe historitë po fillojnë të komplikohen akoma më shumë. Të shkretët shikues! Rregjisorët dhe producentët e Glee do shkatërrojnë çdo urë që kanë ndërtuar gjatë sezonit të pestë, për të krijuar histori të reja dhe më me sens (shpresojmë!) për sezonin final të serialit.

glee-season-5-spoilers-12

Deri tani kemi mësuar se Rachel Berry (Lea Michele) pas zhgënjimit të saj në fushën e aktrimit do të kthehet përsëri në Lima, Ohio për të ndihmuar në krijimin dhe riformimin e klubit glee. Bashkë me të do të jetë edhe Kurt Hummel (fitues i Golden Globe, Chris Colfer), shoku i saj më i afërt. Sue Sylvester (fituese e Emmy dhe Golden Globe, Jane Lynch) do të vazhdojë të mbetet antagonistja kryesore e serialit, duke ndaluar praktikimin e arteve në McKinley High School. Blaine Anderson (Darren Criss) dhe Sam Evans (Chord Overstreeet) gjithashtu do të rikthehen në Lima bahskë me Mr. Schue (fitues i Tony Award, Matthew Morrison) për të nisur disa plane krejt spontane.

glee-season-5-spoilers-6

Aktorët që tashmë janë konfirmuar si kryesorë janë: Chris Colfer, Darren Criss, Dot-Marie Jones (fituese e Emmy), Jane Lynch, Kevin McHale, Lea Michele, Matthew Morrison, Chord Overstreet dhe Amber Riley. Ndërkohë aktorja Naya Rivera që luan djallëzoren Santana Lopez ka vendosur të ketë një rol më të reduktuar, pas zënkës më kolegen Lea Michele dhe me producentët e serialit. Ryan Murphy ka konfirmuar se ka ftuar të gjithë akotrët që kanë marrë pjesë qoftë edhe vetëm në një episod të Glee për t’u rikthyer në sezonin e fundit.

IMA / Florion Peni

loading...

KOMENTO